KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Katër persona nën hetim në Sarandë, zjarr i dyshuar i qëllimshëm në një mobileri

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materiale në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj disa shtetasve për vepra të ndryshme penale:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"
  • G. M., 39 vjeç dhe F. A., 50 vjeç, të dy banues në Sarandë, u kapën nga shërbimet e Policisë me një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis dhe dy thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
  • I. S., 57 vjeç, banues në Sarandë, procedohet pasi ka bllokuar rrugëkalimin e një automjeti zjarrfikës në rrugën “Telat Noga”.
  • O. P., 38 vjeç, banues në Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi F. O., 32 vjeç, për thirrje telefonike shqetësuese.

Ndërkohë, në Vlorë, rreth mesnatës, në lagjen “28 Nëntori”, një zjarr i dyshuar i qëllimshëm është vendosur në pjesën e jashtme të një mobilerie në pronësi të shtetasit E. A..

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë, është djegur një mobilje pranë vatrës së zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button