KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Procedohen disa shtetas për vepra të ndryshme penale, si edhe në kuadër të operacionit “Hapësirat publike”

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka zhvilluar kontrolle të zgjeruara në kuadër të operacionit “Hapësirat publike”, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zënies apo shfrytëzimit të paligjshëm të hapësirave publike dhe private.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë proceduar penalisht shtetasin B. K., 28 vjeç, banues në Lushnjë, i cili në lagjen “Skënder Libohova” kishte pushtuar një hapësirë publike dhe e përdorte si subjekt për shitblerje automjetesh, pa qenë i regjistruar në organet tatimore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në qytetin e Fierit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit L. Sh., 22 vjeç dhe F. Ç., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur një 44-vjeçar dhe kanë dëmtuar kamerën e sigurisë në banesën e tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu, është arrestuar A. B., 36 vjeç, i cili dyshohet se i ka marrë një shtetasi celularin dhe e ka kanosur për t’i marrë para.

Reklama në FieriWeb

Në gjendje të lirë u procedua M. T., banuese në Fier, pasi dyshohet se ka penguar një shtetas të hyjë në banesë, duke pretenduar se objekti është pronë e saj.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë proceduar penalisht D. R., 33 vjeç, banues në Roskovec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë nisur procedim në gjendje të lirë ndaj B. A., 52 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk i ka dhënë pagën një punonjësi, i cili nga verifikimet rezultoi i pasiguruar.

Po ashtu, në Lushnjë u procedua penalisht B. R., 30 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj 12-vjeçare.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

Related Articles

Back to top button