KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Policia zbardh djegien e qëllimshme të dy automjeteve, një autor në pranga dhe një tjetër në kërkim

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double Flames”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve të ndodhur më 10 nëntor 2025, në lagjen “Isa Boletini”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas një pune intensive hetimore, të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u bë ndalimi i shtetasit Xh. S., 21 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tij, D. D., 28 vjeç, është shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimet kanë treguar se dy të rinjtë kanë djegur me lëndë djegëse dy automjete, një “Audi” dhe një “Suzuki”, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia po vijon punën për kapjen e autorit të dytë dhe përcaktimin e plotë të motivit të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Related Articles

Back to top button