KRONIKËSTAR CHANNEL

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga SPAK.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ajo është marrë e pandehur për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”, parashikuar nga neni 328/a/3, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci,

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimi, i cili nisi pas një kallëzimi penal kundër saj, është përfunduar nga SPAK dhe dosja tashmë është dërguar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shortohet dhe më pas të kalojë në fazën e shqyrtimit paraprak.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë dy viteve të fundit, ndaj Bufit janë depozituar tre kallëzime në SPAK, dhe të paktën dy herë ajo është paraqitur për të dhënë deklarime.

Reklama në FieriWeb

Sipas kallëzimeve, kryebashkiakja ka ushtruar qëllimisht dhe vetë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale shkelje të rënda ndaj punonjësve të administratës publike, me qëllim që të pengojnë ato të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të lirë, duke përdorur kërcënime, presione dhe shantazhe.

Gjithashtu, PD Roskovec ka depozituar një kallëzim tjetër penal në SPAK ndaj saj, duke e akuzuar për keqpërdorim të tenderave.

Related Articles

Back to top button