APEL PËR NDIHMË – Dy të rinj në gjendje kritike pas aksidentit në kthesën e Verbasit në Fier.
Dy të rinj, një 19 vjeç dhe tjetri 17 vjeç, po luftojnë për jetën pas aksidentit të rëndë që ndodhi të shtunën në aksin Fier–Roskovec, në kthesën e Verbasit, ku u përplasën dy automjete.
Të dy djemtë kanë pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhen në gjendje kome në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas familjarëve, gjendja e tyre është tepër kritike, dhe për të pasur mundësi për trajtim më të specializuar, ata duhet të transportohen sa më shpejt drejt Italisë.
Familja nuk e përballon dot koston e lartë të transportit dhe trajtimit, prandaj kërkon ndihmën e çdo qytetari të mirë. Çdo kontribut, sado i vogël, është jetik dhe mund t’i japë shansin e vetëm për shpëtim dy të rinjve.
Për këdo që ka mundësi të ndihmojë, ose dëshiron më shumë informacion, është vënë në dispozicion numri i babait të tyre:
📞 069 631 5212 – Bledar Çurro
Le ta ndajmë këtë apel. Jetët e tyre varen nga ne.





