AKTUALITETSTAR CHANNEL

Moti i keq përfshin Shkodrën, bllokohen 5 automjete në aksin rrugor Breg Lumi-Theth

Moti i keq në Shkodër ka lënë të bllokuar në  5 mjete personave në aksin rrugor Breg Lumi-Theth 5 automjete, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, shprehet se pas marrjes së njoftimit për bllokimin e mjeteve dhe 9 personave që udhëtonin më to, janë angazhuar kapacitete në terren për t’u ardhur në ndihmë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.

Reklama në FieriWeb

Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike”, shprehet Beci.

Related Articles

Back to top button