KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestohet drejtuesi i mjetit që përplasi 77-vjeçarin me karrocë në Fermë Çlirim

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë të ditur se, pas aksidentit të ndodhur dje në fshatin Fermë Çlirim, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi J. M., 31 vjeç, banues në Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, automjeti i drejtuar prej tij u përplas me karrocën me kafshë me të cilën po lëvizte shtetasi F. R., 77 vjeç, i cili mbeti i dëmtuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Arrestimi i 31-vjeçarit u krye nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button