AKTUALITETSTAR CHANNEL

Asambleja e Përgjithshme e FVE 2028 – Për herë të parë në Shqipëri!

Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare në pranverën e vitit 2028, pasi vendi ynë është zyrtarisht kandidat për të pritur Asamblenë e Përgjithshme të Federatës së Veterinerëve të Europës (FVE) – ngjarjen më të madhe të profesionit veterinar në kontinent.

Me mbështetjen e plotë të Presidentit të FVE, z. Siegfried Moder, është depozituar kërkesa zyrtare pranë Bordit të Federatës që Asambleja e vitit 2028 dhe të gjitha seksionet e saj të zhvillohen për herë të parë në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky forum ndërkombëtar bashkon:

🔹 Veterinerët e Europës – 43 vende anëtare + 1 vëzhgues

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

🔹 Seksionet kryesore të FVE: UEVP, UEVH, EASVO, EVERI

🔹 Shoqatat Veterinare të SHBA-së, Kanadasë dhe partnerëve globalë

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

🔹 Organizatën Botërore të Veterinerëve (WVA)

Zhvillimi i këtij super-eventi në Shqipëri përbën një arritje historike, duke vendosur vendin tonë si një pikë referimi në hartën ndërkombëtare të shkencës veterinare, sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

2028 – Viti i Artë i Veterinarisë Shqiptare

Ngjarja përkon me 100-vjetorin e themelimit të Mjekësisë Veterinare në Shqipëri, duke shënuar një shekull kontributi në shëndetin e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe mirëqenien e komunitetit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Kjo Asamble e FVE pritet të sjellë në Shqipëri qindra profesionistë, akademikë, ekspertë globalë dhe drejtues institucionesh, duke përforcuar pozitën e vendit në bashkëpunimet ndërkombëtare dhe duke hapur një epokë të re për zhvillimin e sektorit veterinar shqiptar.

Related Articles

Back to top button