AKTUALITETSTAR CHANNEL

Cakran – 1.2 hektarë sera me luleshtrydhe të dëmtuara nga moti i keq në Buzmadh, fermerët kërkojnë ndihmë nga institucionet

Përkeqësimi i kushteve të motit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Buzmadh të njësisë administrative Cakran, ku rreth 1.2 hektarë sera të mbjella me luleshtrydhe janë shkatërruar nga stuhia e fortë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas fermerëve të zonës, serat e dëmtuara përbëjnë kulturën kryesore bujqësore dhe bazën e të ardhurave për familjet e tyre. Ata thonë se goditja e fundit i ka vënë përballë një situate të vështirë ekonomike, pasi investimet për ngritjen dhe mirëmbajtjen e serrave janë të larta, ndërsa dëmet janë të mëdha.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fermerët shprehen se dëmshpërblimet kanë qenë një histori e hidhur, pasi prej vitesh nuk kanë përfituar asnjë ndihmë pavarësisht fatkeqësive të përsëritura natyrore në këtë zonë. Ata i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë dhe të japin mbështetje konkrete, në mënyrë që të mund të përballojnë pasojat e motit të keq dhe të vijojnë aktivitetin bujqësor.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Banorët kërkojnë verifikim të menjëhershëm të dëmeve dhe një proces të drejtë dëmshpërblimi, në mënyrë që situata të mos e dëmtojë më tej ekonominë e tyre familjare.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button