KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, dy automjete përfundojnë jashtë rruge për shkak të shpejtësisë

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të fshatit Mashkullorë, në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë. Shpejtësia e lartë dyshohet të jetë shkaku kryesor që ka bërë që dy automjete, një BMW dhe një Volkswagen, të humbasin kontrollin dhe të përfundojnë jashtë rruge.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.




