KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Të shtëna me armë zjarri në zonën e ETC, policia blindon perimetrin

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar para pak minutash në zonën e quajtur ETC, pranë lokalit “Monte Cristo” në Fier. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është qëlluar në drejtim të lokalit, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Zona është rrethuar dhe aktualisht ndodhet nën masa të shtuara sigurie, teksa nga pamjet e siguruara nga FieriWeb shihet prania e lartë e efektivëve që po kryejnë kontroll dhe po mbledhin prova në terren.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ende nuk raportohet për të plagosur ose për autorët e ngjarjes. Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button