AKTUALITETSTAR CHANNEL

Seman i del nga shtrati tek ura e Mbrostarit – Përmbyten stalla me bagëti dhe toka bujqësore, në rritje prurjet nga hapja e portës së HEC Moglicë

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në zonën e urës së Mbrostarit, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa sipërfaqe të tokave bujqësore dhe në të paktën një stallë me bagëti. Niveli i ujit është rritur ndjeshëm si pasojë e prurjeve të larta nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa ka nisur verifikimi i dëmeve tek fermerët. Deri tani nuk raportohet për rrezik për banesat, por autoritetet u bëjnë apel banorëve të shmangin lëvizjet pranë zonave të përmbytura.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, prurjet maksimale të lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e HEC Moglicë të hapë portën e parë të emergjencës, duke shtuar sasinë e ujit që i bashkohet Semanit. Siç dihet, lumi Seman formohet nga bashkimi i Devollit me Osumin në zonën e Kuçovës, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autoritetet pritet të publikojnë përditësime të reja në vijimësi, për shkak se situata mbetet dinamike.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button