KRONIKËSTAR CHANNEL
Humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në kanal, dy persona dërgohen me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Kuç–Vlorë, në vendin e quajtur “Gjorm”, ku një automjet tip Volkswagen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:10. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit, Merko Tushi, rreth 50 vjeç dhe pasagjeri Dorjan Tushi, 33 vjeç, kanë humbur kontrollin e automjetit, dyshohet për shkak të lagështirës në rrugë.
Të dy shtetasit janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




