KRONIKËSTAR CHANNEL

Tiranë – Plagosje me armë zjarri gjatë një konflikti; identifikohet autori i dyshuar, Policia vijon kërkimet

Në kryeqytet, mbrëmjen e djeshme, Policia e Tiranës është njoftuar për një ngjarje të ndodhur në rrugën “Ramadan Citaku”, ku 40-vjeçari Marilen Jata, është plagosur në këmbë pas një konflikti.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës kanë organizuar menjëherë veprimet hetimore në terren, duke bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit Fatmir Frroku, 36 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri, shtetasi M. J., 40 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Back to top button