AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – Ceremonia e ngritjes së flamurit në Ditën e Pavarësisë

Në Fier u zhvillua sot ceremonia solemne e ngritjes së flamurit me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në aktivitet morën pjesë kryetari i Bashkisë Fier, prefekti i qarkut, deputetë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Ceremonia u mbajt pranë Monumentit të Pavarësisë, ku u nderuan figurat historike dhe kontributet e të parëve për shpalljen e pavarësisë. Atmosfera festive u shoqërua me simbole kombëtare dhe mesazhe për unitet e krenari mbarëkombëtare.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Related Articles

Back to top button