AKTUALITETSTAR CHANNEL

Aksident në autostradën Lushnje – Rrogozhinë, makina përfshihet nga flakët; shpëton për mrekulli një nënë dhe dy fëmijët e saj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Golem, në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, duke shkaktuar panik tek udhëtarët. Një grua 40-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur shpëtuan mrekullisht, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët pas përplasjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Toyota, i drejtuar nga 40-vjeçarja, ka goditur nga pas një fuoristradë të OSSHE-së së Lushnjes, duke marrë menjëherë flakë. Mjeti është djegur plotësisht.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e ambulancës, zjarrfikësve dhe policisë. Falë reagimit të shpejtë, nëna dhe dy fëmijët arritën të dilnin në kohë nga makina që digjej.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia rrugore ka ndërhyrë për normalizimin e trafikut pas largimit të mjeteve të aksidentuara.

Reklama në FieriWeb

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e Toyotës ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas automjetin tjetër.

Related Articles

Back to top button