Vrasja e biznesmenit, autorët e dyshuar u larguan në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd

Biznesmeni Edmond Mahalla u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mahalla u qëllua me dy plumba në kokë në automjetin e tij.
Gazetari Fatmir Popja tha për News24 se automjeti i autorëve të dyshuar , “Audi” ngjyrë e zezë është larguar nga në drejtim të aksit rrugor Elbasan-Librazhd.
Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit.
Elbasan / Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.




