KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në Lushnjë, Audi përplaset me shtyllën; drejtuesi në gjendje kritike
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në daljen jugore të Lushnjës, në rrethrrotullimin e Savrës. Një automjet tip Audi, i drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se i riu nuk e ka dalluar rrethrrotullimin dhe, duke dalë nga qyteti i Lushnjës, ka vijuar drejt në aksin rrugor, duke shkaktuar përplasjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.




