KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Aksident në Unazën Jugore, pranë UMB. Dergohet me urgjencë drejt Spitalit drejtuesi i mjetit.
Një aksident ka ndodhur sot në Unazën Jugore të Fierit, në vendin e quajtur UMB. Nga të dhënat paraprake mësohet se një automjet tip Fird ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip Volkswagen që ishte i parkuar.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit Ford, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




