KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident me pasojë vdekjeje në Maliq, përfshihet një punonjës policie

Maliq – Një aksident tragjik u regjistrua rreth orës 18:10 në aksin rrugor “Maliq–Lozhan”, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi D. Q., punonjës policie, përplasi një këmbësor, shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e goditjes, 67-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit u shoqërua menjëherë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor dhe strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button