Fier – Pastiçeria “Bleta” feston dy përvjetore të rëndësishëm dhe i shoqëron me një super-ofertë për të gjithë klientët.

Këtë dhjetor, “Bleta” shënon 27 vite ëmbëlsi, traditë dhe profesionalizëm në tregun e pasticerisë, ndërsa “Bleta Premium” kremton 5 vite ekskluzivitet dhe standard të lartë cilësie.
Në kuadër të këtyre dy datave të veçanta, më 4 dhe 5 dhjetor, rrjeti i pasticerive do të ofrojë 15% ulje në çdo artikull, si edhe për të gjitha porositë e bëra në këto dy ditë. Kjo iniciativë vjen si një formë falënderimi për besnikërinë e klientëve, të cilët ndër vite kanë zgjedhur shijen autentike dhe punimin artizanal të “Bletës”.
Pasticeria “Bleta” u shpreh mirënjohje të gjithë konsumatorëve që kanë kontribuar në rrugëtimin e saj, duke e kthyer markën në një nga emrat më të njohur dhe më të vlerësuar në treg. Festa e përvjetorit shoqërohet me mesazhin se tradita dhe cilësia mbeten premtimi kryesor i “Bletës” edhe për vitet që vijnë.





