KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Levan / Aksident në “Kthesën e Azotikut”, fatmirësisht pa të lënduar
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”. Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe normalizimin e qarkullimit.




