AKTUALITETSTAR CHANNEL

A ishte gruaja në video Parashqevi Simaku? Kushërira mjeke sqaron situatën: Është e sëmurë, kemi vite qe i kemi humbur kontaktet

Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun është familjarja e parë që ka hedhur dritë mbi fatin e artistes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një mesazh drejtuar Mira Kazhanit ajo tregon betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë një vit më parë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Përshëndetje Zonja Mira. Unë jam familjare e Parashqevise. Ne kemi vite qe i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është qe ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe si pasoje nuk është shume e kthjellet.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdoje jetesën ne Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.

Reklama në FieriWeb

Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falënderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë”, shkruan ajo.

Kujtojmë se ditën e sotme një grua që përngjan aq shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, “Abc7”.

Gruaja në video (me siguri këngëtarja gjeniale nga Kavaja) është shfaqur në emisionin që ka në qendër vullnetarë që japin çanta shpine me ndihma, kryesisht për nënat dhe fëmijët në nevojë.

Related Articles

Back to top button