POLITIKËSTAR CHANNEL

A po tenton Ervin Salianji të marrë në dorë PD-në? Mbledh fituesit e primareve të listave të hapura në një tryezë pune për rifreskimin e partisë

Tiranë – Një tryezë pune që zgjati rreth tre orë mblodhi sot emrat më të votuar të Partisë Demokratike, si nga primaret ashtu edhe nga listat e hapura, në një diskutim të hapur për të ardhmen e forcës politike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në takim morën pjesë Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti (më i votuari në qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (Durrës), Gent Cela (Fier), Qani Xhafa (Elbasan), Ted Kopliku (Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Dibër), Alma Kore (Gjirokastër), Pardid Mahmutaj (Berat), Nada Daullja (Vlorë) dhe disa fitues të tjerë të primareve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas burimeve nga mbledhja, qëllimi kryesor ishte dëgjimi i eksperiencës së fituesve dhe mbledhja e ideve për ndërtimin e një modeli më funksional dhe meritokratik brenda PD-së. Diskutimet u përqendruan tek rikthimi i “ADN-së fituese”, fuqizimi i meritokracisë, hapja e strukturave dhe rritja e besimit të qytetarëve tek partia.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Takimi shihet si një hap i rëndësishëm drejt rifreskimit të PD-së, duke i dhënë peshë zërit të kandidatëve që kanë marrë mbështetjen më të madhe të votuesve. Burimet nga takimi theksuan:

Reklama në FieriWeb

“Rikthimi te ADN-ja fituese, meritokracia, hapja dhe besimi qytetar janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e partisë.”

Ervin Salianji shfaqet si figura qendrore që po përpiqet të ndërtojë një bosht të ri politik brenda PD-së, duke koordinuar grupin e fituesve dhe duke synuar krijimin e një energjie të re, larg retorikës së përçarjes.

Ky takim i dërgon mesazhe të qarta:

  • për grupet brenda partisë,
  • për lidershipin aktual,
  • dhe për bazën demokratike që kërkon ndryshim

Related Articles

Back to top button