KRONIKËSTAR CHANNEL

Abuzoi sek*ualisht me të miturën, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg Xhevahir Veizin

Gjykata e Fierit dënoi me 25 vite burgim shtetasin Xhevahir Veizi pasi abuzoi seksualisht me një të mitur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga hetimet rezultoi e provuar se Xhevahir Veizi duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin, e ka ftuar në banesë të miturën dhe mandej ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas denoncimit të vajzës, Xhevahir Veizi u arrestua më 12 janar të 2023 dhe 25 vitet e jetës do t’i kalojë tashmë në qeli për shkak të krimit të tmerrshëm që ka kryer.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg shtetasi Xhevahir Veizi për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.26, datë 13.01.2023, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenet 100, 114 dhe 278/2 të Kodit Penal, rezultoi e provuar se, shtetasi Xh. V, duke përfituar nga gjendja ekonomike e familjes së të miturës dhe nga njohjet që ato kishin, e ka ftuar në banesë të miturën dhe mandej ka përfituar nga gjendja e saj vulnerabël duke kryer marrëdhënie seksuale me të. 

Në kuadër të këtij procedimi i pandehuri Xh.V u arrestuar në flagrancë më datë 12.01.2023. 

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim të pandehurin Xh.V, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar në neni 100 i Kodit Penal. Ndërkohë, për veprat e tjera është ndarë procedimi penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.

Related Articles

Back to top button