KRONIKËSTAR CHANNEL

Adoleshenti që goditi shokun e klasës me thikë në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran, del para gjykatës

Sapo ka mberritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, adoleshenti me iniciale B. D , i cili mëngjesin e së premtes në ambientet e brendshme të shkollës, goditi 4 herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “ Mustafa Hoxha” në Cakran pas një konflikti të castit. Ai ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes ndërsa dy ditë më parë është arrestuar nga blutë e Fierit , dhe mbi të rëndon akuza “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autori i dyshyar i ngjarjes do të dalë sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu, dhe Prokurore Oliana Gjergjefi e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në dekkaratën për media ka pohuar se ngjarja është shumë e rëndë por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Ndërkohë 17- vjecari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet nëse ky detaj do të merret në konsideratë nga togat e zeza.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas dëshmisë së të plagosurit konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button