AKTUALITETEKONOMI

Aeroporti i Vlorës shton turistët, tabloidi britanik “Daily Express”: Shqipëria rrit investimet për 14 milionë vizitorë në sezon


“Shqipëria po shton investimet për të arritur objektivin e 14 milionë turistëve në sezon”. Kështu shkruan tabloidi britanik “Daily Express” në një artikull ku i kushtohet vëmendje ndërtimit të aeroportit të Vlorës, në përfundim të të cilit pritet që në jug të vendit të mbërrijnë të paktën 4 milionë turistë më shumë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Daily Express” shkruan se aeroporti i ri që do të kushtojë rreth 88 milionë Paund, do të shkurtojë udhëtimin e turistëve europianë dhe do ta bëjë më atraktiv vendin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Shqipëria shpreson të rrisë numrin total të vizitorëve në vit në pesëfishin e popullsisë aktuale të vendit. Objektivi prej 14 milionë turistesh do të ishte një rritje prej katër milionësh nga 10 milionë vizitorë të raportuar për vitin 2023.”- shkruan tabloidi britanik.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ksamili, Gjipeja e Dhërmiu janë plazhet mbresëlënëse që sugjerohen në artikull, për të shijuar hijeshinë e bregdetit shqiptar, që shpesh është cilësuar si Maldivet e Europës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button