BOTAMOTI

Agjencia Evropiane e Klimës bën deklaratën e ‘frikshme’: Ajo që duket ekstreme sot, do të jetë normale pas 20 vitesh


Evropa jugore po digjet si nga vala e të nxehtit ashtu edhe nga zjarret pyjore që po lënë gjurmët e tyre shkatërruese.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Madje, agjencia amerikane e hapësirës po paralajmëron se nxehtësia e padurueshme këtë vit është vetëm një shije e vogël e asaj që do të vijë në vitin 2024. Drejtori i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, Carlo Buodebo, në një deklaratë për mediat, duke folur për një botë të re në të cilën jetojmë, ka paralajmëruar se ajo që sot duket si një valë ekstreme e të nxehtit, në rreth 20 deri në 30 vjet do të mbahet mend si një verë relativisht e ftohtë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Carlo Buodebo: Qershori i kaluar ishte deri tani më i nxehti në histori. Pas këtij qershori ne shënuam ditën më të nxehtë globalisht në fillim të korrikut. Në thelb kishim dy ditë të tilla me radhë dhe më pas kishim javën më të nxehtë të regjistruar dhe tani jemi në shtrirjen më të nxehtë dyjavore. Të gjitha indikacionet tregojnë se ky korrik mund të jetë më i ngrohti i regjistruar. Është një botë e re në të cilën po jetojmë, jemi në një territor të paeksploruar dhe për fat të keq nuk është diçka me të cilën do të mbarojmë njëherë e përgjithmonë. Për shkak të ngrohjes së klimës, ne presim që kjo lloj valë të nxehti të bëhet më e zakonshme, më intensive dhe më e qëndrueshme.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nëse nuk fokusohemi te ky vit dhe shikojmë nga e ardhmja, ajo që sot duket si një valë ekstreme e të nxehtit, atë që po përjetojmë tani, pas rreth 20 deri në 30 vjet do ta kujtojmë si një verë relativisht normale, nëse jo të ftohtë. Pra, është një normale e re në kuptimin që ky është fillimi i një bote që do të vazhdojë të ngrohet vazhdimisht.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button