Agresori që goditi dhe i shkaktoi tre të qepura Bebe Rexhës
Nicolas Malvagna është personi i arrestuar nga policia amerikane, pasi dyshohet të jetë agresori i këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, gjatë një koncerti të kësaj të fundit në New York, ku u godit me një celular në fytyrë.
Ylli i Popit po bënte simbolin e shqiponjës, kur u sulmua nga një fans, ndërsa më pas ajo u dërgua menjëherë në spital, ku iu nevojitën tre të qepura në kokë. Autoritetet kanë konfirmuan se agresori është 27 vjeçari, i cili tanimë është në paraburgim, për të pritur masën e arrestit ndaj tij.
Ishin fansat që njoftuan sigurinë menjëherë pasi Malvanga dyshohet se hodhi telefonin, ndërsa i bërtisnin dhe e ofendonin Malvangën, ndërsa shoqërohej nga forcat e sigurisë. Nuk dihen arsyet që kanë çuar të riun për të bërë këtë, e ndërsa për shkak të këtij sulmi, këngëtarja ka bërë 3 qepje në vetull.