POLITIKËSTAR CHANNEL

Agron Shehaj në Fier: Partia “Mundësia” është zëri i atyre që nuk janë ndjerë kurrë të përfaqësuar

Në Fier, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përcolli një mesazh shprese dhe besimi në ndryshimin që, sipas tij, tashmë ka nisur dhe është vetëm çështje kohe. Në një fjalim të mbajtur përpara mbështetësve, Shehaj ndau një histori personale nga terreni, që sipas tij përfaqëson frymën e re që po vjen nga qytetarët.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

“Ndryshimi po vjen dhe është i pashmangshëm, është çështje kohe.

Ajo që ju mund t’ju duket juve, jo se ju jeni këtu, besoni, ajo që shumicës mund t’i duket e pamundur sot, mund të ndodhë shumë shpejt, sepse edhe në vitet e fundit ka ndodhur një ndryshim i madh, për të cilin për atë ndryshim pjesa më e madhe e shikonte si të pamundur. Dua t’ju tregoj, dje ndërkohë që po kthehesha, më ndaloi një djalë i ri dhe më kërkoi një selfie.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Po më bëri shumë përshtypje ajo që më tha. Më tha: “Agron, unë do votoj për ty, do votoj për herë të parë, nuk kam votuar kurrë në jetën time. Do votoj për ty, sepse për herë të parë ndihem i përfaqësuar nga një parti politike. Për herë të parë ndihem i përfaqësuar.”

Dhe ajo që dua t’u them të gjithë atyre që duan të vazhdojnë të mbajnë privilegjet që kanë, duke gënjyer njerëzit dhe duke iu thënë që nuk mund të ketë ndryshim, votat që merr Partia “Mundësia” janë të atyre që ndihem të papërfaqësuar. Dhe më në fund shohin në Partinë “Mundësia” dikë që është si ata.”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Në vijim të fushatës, Shehaj ka theksuar se Partia “Mundësia” është zëri i qytetarëve të zakonshëm që kërkojnë një përfaqësim të ndershëm, larg elitave të vjetra dhe korrupsionit politik.

Partia “Mundësia” garon për herë të parë në këto zgjedhje dhe mban numrin 10.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button