AKTUALITETVIDEO
Aksi Fier-Vlorë i rehabilituar plotësisht, Balluku inspekton punimet: Kemi shkurtuar 5 km rrugë, kemi hequr të gjitha pikat e zeza
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Ballaku ka inspektuar sot aksin rrugor Fier-Vloirë, i rehabilituar plotësisht. Ministrja Balluku tha se kjo rrugë përmbush të gjtha parametrat e sigurisë rrugore.
Ndërkohë Balluku kishte edhe një apel për shoferët, që të kenë kujdes.
“Kemi shkurtuar 5 km, kemi hequr të gjitha pikat e zeza , si të rrezikshme për sigurinë rrugore. Drejtuesit e mjeteve kanë një rrugë të re por duhet pasur kujdes.
Duhet të kemi një kontakt me policinë rrugore, të marrin nën mbikqyrje rrugën.
Është një kantier që dorëzohet para afatit te kontraktuar, 3 muaj para”- u shpreh nder te tjera Balluku.