AKTUALITETSTAR CHANNEL

Aksi Kakavijë–Janinë bllokohet sot për disa orë për shkak të protestës së fermerëve

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, nëpërmjet Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit, është informuar nga autoritetet kufitare greke se sot, nga ora 16:00 deri në 21:00 (ora lokale greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Bllokimi i qarkullimit vjen si pasojë e një proteste të fermerëve grekë, të cilët do të zhvillojnë tubime në këtë segment rrugor.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë orëve të mbylljes, qarkullimi do të lejohen vetëm për automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia Kufitare Kakavijë i bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe u sugjeron të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera, për të shmangur pritjet dhe vonesat në pikën kufitare.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button