Aksident fatal në aksin Lushnje–Berat, humb jetën një këmbësor në Fier Shegan

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Lushnje–Berat, në zonën e Fier-Sheganit.
Një automjet tip “Mercedes-Benz”, me targa AB 929 MT, ka përplasur një këmbësor, i cili po tentonte të kalonte rrugën. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi Enver Pepa, rreth 59 vjeç.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Orgest Kasa, 35 vjeç, e ka transportuar viktimën me ndihmën e ambulancës drejt Spitalit të Lushnjes, por pavarësisht ndihmës mjekësore, 59-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.




