KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident fatal në Berat/ 40-vjeçari humb jetën pasi doli nga rruga me motor dhe ra në kanal

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme, 10 mars, në Berat.
Sipas informacioneve paraprake, një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e motorit që drejtonte, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal kullues.
Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.




