Aksident fatal në Durrës: 26-vjeçari nga Fier humb kontrollin, BMW bie nga ura e Dajlanit, ndërron jetë një vajzë 18-vjeçare, plagosen edhe dy këmbësorët

Një aksident tragjik u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Durrësit ku një automjet tip “BMW x5” përfundoi poshtë urës së Dajlanit.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar së fundmi edhe Policia e Durrësit e cila përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se aksidenti tragjik është regjistruar rreth orës 22:15, ku automjeti me drejtues shtetasin Arbër Xhaxhaj 26 vjeç,nga Fieri, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja, 18-vjeçarja me ininciale Vikena Greku, ndërkohë kanë mbetur të plagosur 26-vjeçari si dhe dy këmbësorë shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




