KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident fatal në rrugën Fier–Seman, makina përplas biçikletën te kthesa e Radostinës

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur kthesa e Radostinës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë dhe, si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, automjeti i përfshirë në aksident ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre ambulanca, shërbimet e Policisë si dhe grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Fier/ Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi A. K., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident rrugor me biçiklistin, shtetasin B. Xh., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi B. Xh.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit shtetasin A. K., për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button