KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident gjatë operacionit antidrogë në Korçë, plagoset një agjent policie – arrestohen dy persona

Një agjent policie ka mbetur i plagosur pas një aksidenti automobilistik gjatë zhvillimit të një operacioni antidrogë në fshatin Lumalas të Korçës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, efektivët e policisë kishin vënë në ndjekje një person që dyshohej se kishte blerë lëndë narkotike në një lokal në fshatin Lumalas dhe po lëvizte në drejtim të Korçës. Gjatë ndjekjes, automjeti i agjentëve është përplasur me mjetin e të dyshuarit, duke lënë të plagosur një nga efektivët.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas transportimit të policit të lënduar drejt spitalit, pjesëtarët e tjerë të operacionit kanë ushtruar kontroll në lokalin ku dyshohej se shitej drogë. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 12 doza të dyshuara kokainë si edhe një tavolinë pokeri.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në kuadër të hetimeve u arrestua kamerieri Vangjush Dushku, i dyshuar për shitjen e lëndës narkotike ndaj personit të ndjekur nga policia. Po ashtu, në pranga është vënë edhe personi i dyshuar si blerës i drogës, ndërsa pronari i lokalit është shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb

Burimet bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik ndaj Vangjush Dushkut janë gjetur edhe doza të tjera të dyshuara kokainë, të përgatitura për shitje.

Ndërkohë, agjenti i policisë i plagosur po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Korçës dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button