AKTUALITETKRONIKËRAJONI

Aksident i frikshëm në Greqi, humbin jetën 4 persona, mes tyre një shqiptar. Shikoni si makina është ndarë në mes


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku për fat të keq 4 të rinj kanë humbur jetën, mes tyre edhe një shqiptar. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mediat në Greqi raportojnë se një makinë është përplasur me një autobus.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Automjeti me targa ZTA – 1004 ka hyrë në sens të kundërt në rrugën Ksanthi – Kavalla dhe në kilometrin e 11-të është përplasur me autobusin me targa AHP – 5909 të kompanisë “Spyros kai Xristos Tasios OE”, i cili transportonte punonjës të fabrikës ku kishin shkuar të rinjtë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 udhëtarë të automjetit, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Georgios Oikonomidis 26 vjec si dhe pasagjerët Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjec nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjec nga Greqi e Neldian Serjani 27 vjec nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjec nga Greqia.

Nga përplasja e fortë janë plagosur lehtë edhe drejtuesi i autobusit dhe 3 pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare Pranvera Filja 39 vjeç nga Elbasani.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button