AKTUALITETKRONIKË

Aksident i frikshëm në Mbrostar Ura, Fier. motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit


Një aksident ka ndodhur në Mbrostar, Fier, ku një makinë e drejtuar nga Manol Çepele ka prerë rrugën një motorit me drejtues Klajdi Hatija, duke shkaktuar një përplasje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Drejtuesi i motorit tip Yamaha R6 me targë AF394 është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Makina e përfshirë në aksident është e markës Renault me targë AA043ZN. Pas testit të alkoolit të drejtuesit të mjeti, rezultoi negativ.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia është duke hetuar rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Informacion paraprak i Policisë nga aksidenti në Fier:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sot, rreth orës 13:25, në aksin rrugor “Fier-Vajkan,” një përplasje ka ndodhur mes një automjeti dhe një motomjeti. Shtetasi Manol Çepele, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin që drejtohej nga shtetasi Klajdi Hatija, 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Si pasojë e përplasjes, Klajdi Hatia është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Manol Çepele, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button