KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, tre automjete të përfshira, dy të plagosurit nisen drejt spitalit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës. Tre automjete, të drejtuara nga shtetasit B. Ç., 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, janë përplasur mes tyre.
Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit