KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Levan të Fierit, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një autobot ka prerë rrugën, duke shkaktuar një përplasje mes dy automjeteve të tjera.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Burime spitalore konfirmojnë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Segmenti rrugor Fier-Levan vijon të mbetet një zonë problematike për sigurinë rrugore.