Aksident i rëndë në aksin Fier – Lushnje, makina përfundon në kanal te rrethrrotullimi i Kolonjës, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30 në rrethrrotullimin e Kolonjës, aksi Fier-Lushnjë.
Serxhio Gogaj 28-vjeç nga Tirana ka ndërruar jetë pasi makina tip ‘Volkswagen’ që po lëvizte përfundoi në kanalin kullues.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt.
Megjithatë ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, nëse i riu është mbytur në ujë apo ndërroi jetë nga përplasja në aksident.
Trupi i të riut është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:50, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, shtetasi S. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.