AKTUALITETKRONIKËVIDEO

Aksident i rëndë në aksin Fier – Lushnjë. Përplasen disa automjete, bllokohet trafiku.

Një aksident i rëndë ndodhi sot në mbrëmje në autostradën Fier – Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, kur një kafshë doli papritur në rrugë dhe u përplas nga një makinë. Përplasja e parë shkaktoi një varg përplasjesh ku u përfshinë katër automjete. Për shkak të këtij aksidenti, trafiku u bllokua për disa minuta, duke shkaktuar vonesa të mëdha për drejtuesit e automjeteve.

Forcat e policisë dhe zjarrëfikses mbërritën menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Policia po heton për të përcaktuar se si kafsha arriti të dalë në autostradë dhe po ndërmerr masa për të normalizuar trafikun.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button