KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në aksin Fier – Roskovec te Kthesa e Verbasit, 6 të lënduar dërgohen në spital

Një aksident automobilistik me disa të lënduar ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit dhe katër pasagjerët që udhëtonin me ta.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “”

Related Articles

Back to top button