KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në aksin Levan–Fier, ndërron jetë drejtuesi i një prej mjeteve
Para pak minutash, mbrëmjen e kësaj të enjte, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor në aksin Levan–Fier, në kryqëzimin e Cakranit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë ka humbur jetën një person, drejtues i njërës prej mjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është rreth 16 vjeç.
Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Detaje të tjera priten në vijim.




