Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Poçemit” raportohet për disa të lenduar

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sot në aksin kombëtar Levan–Tepelenë, konkretisht në vendin e quajtur “Kthesa e Poçemit”, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes së fortë, raportohet për disa persona të lënduar.
Shërbimet e policisë dhe të ambulancës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve dhe duke i transportuar drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Pamjet e siguruara nga Fieri Web tregojnë dy persona të shtrirë në rrugë si edhe dëmet e mëdha të mjeteve të përfshira në aksident.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.
Njoftim i Drejtorisë së Policisë Fier:
Mallakastër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




