KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në aksin Lushnjë–Berat, dy të plagosur rëndë pas rënies së automjetit në kanal

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00 të kësaj të diele, në aksin rrugor Lushnjë–Berat, pranë fshatit Çukas.
Sipas informacioneve paraprake, në automjet udhëtonte një çift bashkëshortësh, B.N dhe Xh.N. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një defekti në sistemin e drejtimit të mjetit, konkretisht bllokimit të timonit.
Të plagosurit janë transportuar fillimisht në spitalin e Lushnjës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas janë dërguar drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.




