KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Kotë, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur Drashovicë, ku nga përplasja e dy mjeteve dyshohet për viktima.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka qenë i fortë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për bilancin dhe identitetin e personave të përfshirë.




