KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Vlorë, humb jetën drejtuesi i kamionçinës, pasagjeri në gjendje kritike

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 14:45, në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Panaja.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një automjet tip kamionçinë, me targa AB498LY, është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kabina e dëmtuar rëndë e kamionçinës. Policia rrugore ka mbërritur gjithashtu për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button