KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përfundon në kanal, pesë persona të plagosur

Vlorë – Makina përfundon në kanal, pesë të rinj shpëtojnë pa lëndime të rënda

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një automjet tip Mercedes Benz me targa AB 885 AA, në të cilin udhëtonin pesë persona, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në afërsi të fshatit Akërni, teksa po lëvizte në drejtim të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të marrë kthesën, duke humbur kontrollin mbi makinën. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse dhe autoambulanca, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e të rinjve nga makina dhe transportimin e tyre drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Fatmirësisht, pesë të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button